Lajme
Gjykata e lë në paraburgim burrin që vendosi këmbët në Tavolinën e Pelonsit: S’është e drejtë, të gjithë po dalin
Demokracia
09:34 | 06 Mars 2021
FOTO: AFP

Share:

Njëri prej pjesëmarrësve në sulmin që ndodhi më 6 janar në ndërtesën e Capitol-it në SHBA do të vazhdojë paraburgimin deri në muajin maj, kur pritet të mbahet seanca gjyqësore e radhës.

Richard Barnett, përkrahës i ish-presidentit Donald Trump, ka kundërshtuar vendimin e gjykatësit Christopher Cooper, që ai të qëndrojë në burg, përcjell Demokracia.com.

Siç raportojnë mediat amerikane, Barnett e ka quajtur si “të padrejtë” këtë vendim, duke thënë se të gjithë të tjerët që morën pjesë në sulm kanë dalë nga burgu.

“Të gjithë ata që bënë gjëra edhe më të këqija janë në shtëpi. Unë jam këtu për më shumë se një muaj, tani do të më vendosin edhe një muaj tjetër, të gjithë të tjerë kanë dalë jashtë.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Barnett u bë i njohur nga fotografitë e tij duke vendosur këmbët në tavolinën në zyrën e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme