Gjykata e Lartë e SHBA-së do të përfshijë një gjyqtare grua me ngjyrë për herë të parë në historinë e saj 233-vjeçare pasi Senati konfirmoi Ketanji Brown Jackson në panelin prej nëntë anëtarësh.
Emërimi i saj u bë pasi 53 persona votuan pro dhe 47 kundër, raporton BBC, transmeton Demokracia.com.
Emërimi i gjyqtarit Jackson përmbush premtimin e fushatës së presidentit Joe Biden për të vendosur një grua me ngjyrë në gjykatë.
Chuck Schumer, udhëheqësi i shumicës, e quajti atë një “ditë të gëzueshme” për SHBA.
Votimi u mbikëqyr nga Zëvendëspresidentja Kamala Harris, gruaja e parë me ngjyrë që mban këtë post./Demokracia.com/