Lajme
Gjykata e Lartë e Hondurasit miraton ekstradimin e ish-presidentit në SHBA
Demokracia
09:47 | 29 Mars 2022

Share:

Gjykata e Lartë e Hondurasit ka autorizuar ekstradimin e ish-presidentit Juan Orlando Hernández në SHBA, ku do të përballet me akuza për trafik droge dhe armë zjarri.

Vendimi i gjykatës më të lartë të vendit për të refuzuar apelin e Hernandez ratifikon një vendim të 16 marsit të një gjykatësi të Hondurasit për të dhënë ekstradimin e tij në SHBA, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Gjykata e Lartë e Hondurasit tha në një deklaratë se votoi unanimisht në favor të ekstradimit për akuzën e parë “në lidhje me importimin e një substance të kontrolluar në Shtetet e Bashkuara”. Shumica votoi për ekstradimin e tij për dy akuza që lidhen me armëmbajtje.

Hernández, i cili u largua nga posti në janar pas tetë vjetësh si president, do të qëndrojë në paraburgim derisa autoritetet e Hondurasit të koordinohen me agjentët e autorizuar për ta transferuar atë në SHBA, thuhet në deklaratë.

Ish-presidenti u arrestua në shtëpinë e tij më 15 shkurt me kërkesë të qeverisë amerikane. Rreth një muaj më parë, prokurorët federalë pretenduan se Hernández ndihmoi një trafikant të dyshuar droge të dërgonte mijëra kilogramë kokainë në SHBA në këmbim të ryshfeteve të majme. Administrata e tij në atë kohë mohoi akuzat.

Vëllai i Hernandez, Tony Hernandez, aktualisht po vuan dënimin e përjetshëm në një burg federal amerikan për trafik droge. Sipas dosjeve gjyqësore në atë rast, autoritetet amerikane besojnë se ish-presidenti Hernandez ishte një bashkëpunëtor në operacion, duke derdhur paratë e drogës për të ndihmuar në financimin e fushatave të tij presidenciale. Hernandez i ka mohuar vazhdimisht këto akuza.

Të ngjashme