Lajme
Gjykata e kthen në punë ish-drejtorin e shkollës, por komuna e Shtimes s’po pajtohet
Demokracia
21:22 | 13 Maj 2023

Share:

Përkrahja politike për Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Zeqirit mund t’i ketë kushtuar me largim nga puna.

Ish-drejtori i shkollës “Lasgush Poradeci” në Muzeqinë të Shtimes, u shkarkua nga kjo pozitë porsa në pushtet erdhi Qemajl Aliu i Vetëvendosjes, disa muaj më parë.

“Unë jam shkarkuar pa asnjë procedurë, nuk është mbledhur asnjë komision disiplinor, asnjë vërejtje nuk kam pasur, vetëm vjen postieri i komunës ma sjell një vendim dhe thotë shkarkoheni nga detyra”, tha Zeqiri për Klan Kosova.

Ai po pretendon se pozita iu ul për inate politike, ndaj edhe e paditi komunën për vendimin e marrë.

Disa ditë më parë, gjykata vendosi pro tij, duke e detyruar pushtetin lokal që përveç se ta kthejë në punë, edhe t’ia kompensojë pagat e muajve të kaluar.

Me vendimin e gjykatës nuk u pajtuan udhëheqësit komunalë që ushtruan ankesë në gjykatën e Apelit.

Tutje në përgjigjen e komunarëve thuhet se ish-drejtori nuk është larguar nga puna, por vetëm ka kaluar nga pozita e drejtorit në atë të pedagogut.

Të ngjashme