Nga një muaj paraburgim ua ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj, dy të miturve që dyshohen se kanë dhunuar një vajzë, nën moshën 14-vjeçare.
Ata dyshohen për veprën penale të “dhunimit në bashkëkryerje”.
“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se të dyshuarit e mitur kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën katërmbëdhjetë (14) vjeçare, me ç’rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën”, thuhet në njoftim të Themelores në Ferizaj.
Ankesa ndaj aktvendimit nuk e shtyn ekzekutimin e tij, ka njoftuar kjo gjykatë.