Lajme
Gjykata e Apelit anulon dënimin me burgim të përjetshëm për të akuzuarin për vrasje, dënon me 30 vjet burgim
Demokracia
16:02 | 19 Janar 2021

Share:

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka anuluar dënimin me burgim të përjetshëm T.L., të cilit i ishte shqiptuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për vrasje të rëndë.

T.L. është dënuar për vrasje të rëndë, është shpallur fajtor se në dhjetor të vitit 2019, pasi kishte vrarë dhe më pas e kishte hedhur në një përrockë trupin e pajetë të Sh.B. dhe e kishte djegur me benzinë.

Gjykata e Apelit ia ka shqiptuar dënimin me 30 vjet burgim T.L., duke anuluar dënimin me burgim të përjetshëm të Gjykatës Themelore.

Prishtinë, 19.01.2021 – Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit T.L. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 09.11.2020, është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit mbi dënim

Të akuzuarit për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë”  nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 dhe 1.6 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  dënimin më burgim të përjetshëm i është zëvendësuar më atë prej 30 vjet burgim. 

Gjykata e Apelit shqyrtoi rrethanat lehtësuese dhe renduese të cilat i ka pasur parasysh gjykata e shkallës së parë, dhe vlerësoi se në rastin konkret, dënimi më burgim të përjetshëm, është dënim i ashpër, duke pasur parasysh rrethanat posaçërisht lehtësuese, si pranimi i fajësisë, mosha e re e të akuzuarit si dhe keqardhja e shprehur nga ana e tij, e të cilat rrethana parashihen në nenin 70 paragrafi 3, pika 3.6, 3.10, dhe 3.11 të KPRK-së. Nisur nga këto Gjykata vlerësoi se edhe më këtë sanksion penal, mund të arrihet qëllimi i dënimit, i përcaktuar me ligj, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Të ngjashme