Lajme
Gjykata dënon Xhavit Drenorin për shpifje ndaj Lladrovcit, 2600 euro gjobë dhe detyrohet ta fshijë postimin nga “Facebook”
Demokracia
16:12 | 18 Mars 2021

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë, përkatësisht dega në Gllogoc ka marrë vendimin që të aprovojë kërkesëpadinë e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit  kundër ish-asamblistit të kësaj komune, Xhavit Drenorit.

Sipas njoftimit të gjykatës, Xhavit Drenori do t’ia kompensojë Ramiz Lladrovcit 2 mijë e 600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe siç thuhet aty faktit të pavërtetë, shkruan Demokracia.com.

Po ashtu, ai detyrohet ta largojë postimin nga rrjeti social Facebook.

“Detyrohet i pandeuri Xhavit Drenori që menjëherë pas pranimit të aktgjykimit të tërheq informacionin shpifës prej llogarisë së tij në Facebook me përmbajtje “Bizneseve të Drenasit ua ktheu shpinën, duke i dënuar e shantazuar (sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”, nën paralajmërimin e pasojave ligjore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Lladrovci për shkak të kësaj shpifjeje ka kërkuar 10 mijë euro kompensim.

Kujtojmë se Xhavit Drenori, më 2018 ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit./Demorkacia.com/

Të ngjashme