Lajme
Gjuriqi falënderon zëvendësin e Lavrovit për mbështejen ruse kundër Kosovës
Demokracia
16:50 | 02 Korrik 2024

Share:

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë, Aleksandër Grushko është takuar në Beograd me Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, me ç’rast ky i fundit e falënderoi “për mbështetjen e vazhdueshme të Federatës Ruse ndaj Serbisë rreth Kosovës”.

Gorshki – zëvendësi i diplomatit më non-grata aktualisht në botë, Sergej Lavrovit – u takua me krerët më të lart të shtetit serb sot.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka biseduar sot në Beograd me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushk dhe me atë rast ka falënderuar Rusinë për mbështetjen e vazhdueshme në çështjen e Kosovës si dhe në lidhje me tema të tjera me rëndësi shtetërore dhe kombëtare për Serbinë”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Serbisë.

“Gjuriq vuri në dukje se ekziston miqësi dhe mirëkuptim tradicional midis Serbisë dhe Rusisë dhe dy popujve dhe se kjo reflektohet në qëndrimet e politikës së jashtme të Serbisë, e cila edhe pse është e vendosur strategjikisht për anëtarësim të plotë në BE, përpiqet të ruajë dhe përmirësojë lidhjet me miq dhe partnerë në mbarë botën”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme