Lajme
Gjuriqi falenderon Argjentinën për mosnjohjen e pavarsisë së Kosovës
Demokracia
13:28 | 28 Qershor 2024

Share:

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, është takuar me homologen e tij nga Argjentina, Diana Mondino, takim për të cilin Gjuriq shkroi në faqen e tij zyrtare.

Ky i fundit e falenderoi homologen e tij, Diana Mondino, për qëndrimin e Argjentinës në mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Gjatë një takimi të përzemërt me Diana Mondino, shpreha se është me rëndësi të madhe për vendin tim që Argjentina të mbajë qëndrimin e saj të fortë për statusin e Kosovës”, ka shkruar Gjuriq në platformën e tij në “X”.

Të ngjashme