Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq, ka njoftuar për një takim të radhës me Zëvendës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Gabriel Escobar, me të cilin u shpreh se pati diskutim miqësor “mbi perspektivën e fuqizimit të lidhjeve Serbi-ShBA dhe mirëmbajtjen e momentumit për rritje të mëtejme”.
“Të takohesh me DAS Escobar është gjithmonë kohë e mirë për të pasur një diskutim miqësor dhe konstruktiv mbi prospektin e fuqizimit të lidhjeve Serbi-ShBA dhe rritje të mëtutjeshme si dhe mundësitë e gëzueshme që na presin në të ardhmen”, ka shkruar Marko Gjuriq.
Meeting with DAS @StateEUR Escobar is always a good time to have a constructive and friendly discussion on the prospects of boosting #Serbia–#UnitedStates ties and keeping up the momentum for further growth and all the exciting opportunities that await in the future.
🇷🇸🤝🇺🇸 pic.twitter.com/LbwPM9HUJh— Марко Ђурић (@markodjuric) May 11, 2023