Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, sot e ka sabotuar shtetin e Kosovës.
Ai në një konferencë bashkë me zyrtarë të Listës Serbe e ka kundërshtuar zbatimin e vendimit për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
Ligji e parasheh suspendimin dhe procedimin penal të tij, mirëpo askush nga institucionet e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë masë ndaj Gjuriqit.
Demokracia.com ka tentuar të kontaktojë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me masat që do të ndërmerren ndaj Gjuriqit, por ai nuk është përgjigjur në telefon.
Duket e pazakontë që ministri Sveçla nuk e ka komentuar këtë rast, sepse ai nuk lë aksion të Policisë pa e komentuar dhe pa tentuar t’i përvetësojë meritat.
Po ashtu, kjo është hera e parë që nga themelimi i Policisë së Kosovës, që një epror i lartë sot ka dalë dhe e ka cenuar sovranitetin e shtetit të Kosovës./Demokracia.com/
Lexo edhe:
Komandanti i policisë në veri hapur kundër Qeverisë e Policisë: Nuk e zbatojmë vendimin për qortim