Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e tolerojnë arrogancën e Serbisë.
Gjatë një interviste për TV Podgorica foli për situatën në rajon, në theks të veçantë kritikoi Beogradin për politikat e tij.
Ai po ashtu ka thënë se është momenti i fundit që Ballkani t’i drejtohet mjedisit të tij natyror evropian, drejt qëllimit evropian.
Gjukanoviq ka folur edhe për situatën e brendshme politike në Malin e Zi.
“Në këto zgjedhje, më 19 mars, Mali i Zi do të vendosë nëse do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti si shtet serioz dhe i organizuar evropian, rrugën që ka ndjekur në mënyrë të qëndrueshme dhe dinamike që nga rikthimi i pavarësisë deri në mesin e vitit 2020. apo nëse do të vazhdojë të pengohet në Ballkan“, ka thënë ndër tjerash ai.