Folen shumë, përgjatë fushtës zgjedhore, por fjalëve që i nxoren nga goja edhe ua panë sherrin.
Për një muaj, me gjuhën më të ligë priu partia e Albin Kurtit, e cila udhëheq edhe në listën e gjobave në tabelën e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, disa prej të cilave i mori, pikërisht për shkak të gjuhës së liderit të saj.
Që nga 11 janari e deri më 9 shkurt ky subjekt politik u gjobit rrafsh 47 herë, me plotë 212 mijë e 500 euro.
Por, edhe tre muaj pas ditës kur qytetarët e votuan, për to nuk është paguar as edhe një cent.