Lajme
Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, arrestohet një person
Demokracia
10:52 | 23 Maj 2024

Share:

Të shtëna me armë zjarri ka pasur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Damjan të Gjakovës.

Policia, me të marrë informatë, ka dalë në vendngjarje dhe është arritur të arrestohet i dyshuari S.P., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, mbi dyshimin se i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

“Në posedim të të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe pesë gëzhoja fishekësh të po të njëjtës armë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa rasti mbetet të hetohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024