Lajme
Gjuajtje me armë në Viti, vdes një person
Demokracia
12:15 | 13 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ka vdekur një person si pasojë e plagëve të marra, pasi që është plagosë me armë zjarri.

Lajmi  për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se më  sot rreth orës  11:00 në Rr. “Kemajl Azizi” në Viti ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri.

“Policia e Kosovës njësitet e stacionit policor ju kanë përgjegj rastit me urgjencë. Sipas informatavte të para tre persona janë lënduar si pasoj e gjuajtëjes me armë zjarri, dy nga ta në  gjendje të rëndë, gjersa i treti me lendime të lehta.Dy  të lënduar janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilanit, gjersa i treti ndalet për tretman mjeksor në emergjencen e Vitisë. Edhe për kundër ndihmës së mjekve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasoj e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndrru jetë”, tha Hashani.

Ai tha më tej se Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritë ta arrestojn një të dyshimt që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë .

“Hetimet se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha Hashani./Demokracia.com/

Të ngjashme