Lajme
Gjuajtje me armë në një shkollë në Rusi, 6 nxënës të vrarë dhe 20 të plagosur
Demokracia
11:01 | 26 Shtator 2022

Share:

Një person i armatosur ka lënë 6 nxënës të vrarë dhe 20 të plagosur në një shkollë në qytetin rus të Izhevsk, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.

Derisa, sipas policisë lokale, personi i armatosur qëlloi për vdekje edhe veten, raporton Associated Press.

Forca të shumta policie dhe ambulanca ndodhen aktualisht në shkollën e cila po evakuohet dhe ka raportime kontradiktore për numrin e të plagosurve.

Videot që qarkullojnë në internet tregojnë studentët duke u përqafuar në një klasë, por vërtetësia e tyre nuk është konfirmuar.

Drejtoresha e shkollës arriti të fshihej me një adoleshente të plagosur në zyrën e saj, raportojnë gjithashtu mediat lokale.

Të ngjashme