Lajme
Gjuajtje me armë në Fushë-Kosovë: Policia jep detaje
Demokracia
23:24 | 26 Maj 2021

Share:

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një gjuajtje me armë që ka ndodhur para pak minutash në Fushë-Kosovë.

Lajmi është konfirmuar për Demokracia.com nga zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri  në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para falsin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njejtit janë dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë”, ka thënë ajo.

Aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin./Demokracia.com/

Të ngjashme