Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të martën në mbrëmje në Prishtinë. I dyshuari është identifikuar dhe është në kërkim.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni”. Të plagosurit janë dërguar për trajtim.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”.