Lajme
Gjuajti në një restorant, pistë bowlingu, la të plagosur e të vdekur dhe iku, çka dihet deri më tani për sulmin në Lewiston
Demokracia
10:03 | 26 Tetor 2023

Share:

Nga të shtënat në qytetin Lewiston, në shtetin amerikan të Maine, që ndodhën në dy lokacione mbrëmjen e së mërkurës, u vranë mes 16 dhe 22 persona dhe u plagosën 50 deri në 60 persona, sipas mediave amerikane.

Të shtënat ndodhën në shumë vende, duke përfshirë një rrugicë bowling dhe një restorant. Këto dy objekte janë rreth 6.5 kilometra larg njëra-tjetrës.

Të shtënat që ndodhën mbrëmë sipas kohës lokale në Maine janë vrasja e 36-të masive në SHBA këtë vit, raporton Associated Press.

Të paktën 188 njerëz humbën jetën në ato të shtëna, sipas një baze të dhënash të mbajtur nga agjencia dhe USA Today, në partneritet me Universitetin Northwestern.

Statistikat i referohen incidenteve në të cilat të paktën katër persona vriten në një periudhë 24-orëshe, pa përfshirë vrasësin, që është përkufizimi i përdorur nga FBI.

Policia amerikane tashme ka publikuar identitetin e sulmuesit që ka të vrarë 22 e plagosi mbi 50 persona ne Maine.

Të ngjashme