Lajme
Gjuajti me vazo lulesh nga banesa e tij veturën që po parkohej, arrestohet pejani
Demokracia
09:50 | 15 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti nga banesa e kishte gjuajtur me vazo të luleve një person që ishte duke u parkuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Myrvete Maksutaj” rreth orës 20:20.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke parkuar veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar, duke e penguar në parkim nga kati i banesës e ka gjuajtur me vazo të luleve, por pa pasoja”, njofton Policia.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme