Lajme
Gjuajti me armë në një odë, shoqërohet në polici 65-vjeçari
Demokracia
21:33 | 24 Mars 2022

Share:

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në stacionin policor për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës.

Nëpërmjet një komunikate për medie thuhet se në media ka qarkulluar një video ku shihet se një person gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhomë (odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome, përcjell Demokracia.com.

“Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtime i ka marrë veprimet e nevojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimt dhe vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes. Në lidhje me ketë policia  sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I  ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë i njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar./Demokracia.com/

Të ngjashme