Lajme
Gjuajti me armë në një aheng familjar, intervistohet nga policia në Skenderaj
Demokracia
20:32 | 14 Tetor 2023

Share:

Një armë është konfiskuar nga policia sot në Skenderaj, ku një 18 vjeçar paraprakisht dyshohet se shtiu me të gjatë një ahengu familjar.

Arma e konfiskuar është e llojit pistoletë.

“Në orët e mesditës se sotme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë zjarri.
Me t’ pranuar informatën janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër njësitet policore kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar K.Th.,18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’’.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme