Lajme
Gjuajti me armë dhe e postoi në rrjete sociale, arrestohet i dyshuari nga Suhareka
Demokracia
09:23 | 15 Janar 2023
Ilustrim

Share:

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, ka shtënë me armë zjarri (në ajër) afër shtëpisë së prindit të tij, të cilin veprim e ka incizuar e postuar në rrjete sociale.

Në raportin e Policisë thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën (tip; Moris by Aiak), e cila dyshohet se është përdorur dhe po ashtu kanë konfiskuar edhe katër fishekë cal-7.65 mm.

POSEDIM & PËRDORIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS/Matiqevë, Suharekë 14.01.2023-19:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, ka shtënë me armë zjarri (në ajër) afër shtëpisë së prindit të tij, të cilin veprim e ka incizuar e postuar në rrjete sociale. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar pistoletën (tip; Moris by Aiak), e cila dyshohet se është përdorur dhe po ashtu kanë konfiskuar edhe katër fishekë cal-7.65 mm.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com

Të ngjashme