Lajme
Gjuajti me armë, arrestohet personi nga Peja
Demokracia
15:27 | 04 Gusht 2021

Share:

Arrestohet një person për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm në Pejë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas mesnatës janë dëgjuar të shtëna me armë nga një veturë që ishte në lëvizje, përcjell Demokracia.com

Dhe pas ndjekjes së veturës është ndaluar dhe gjetur një armë dhe dyzetë fishek.

Njoftimi i plotë:

Me datë 04. 08. 2021 rreth orës OO:30 Policia e Kosovës, konkretisht Patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor (NJRKRR), në Pejë, për derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje.

Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje të veturës dhe kishte arritur të e ndalojnë automjetin e tipit VË Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti është iniciuar dhe proceduar konform Ligjit.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025