Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë sot se Partia Demokratike e Kosovës i prin bllokadës institucionale.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Gjoshi shkroi se uron që edhe partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje.
“Përveç takimeve me të gjitha partitë politike, në funksion të tejkalimit të krizës, tashmë edhe propozimi i PDK-së për një takim gjithëpërfshirës po merr formë, me ftesën e Presidentes. Kjo është logjika shtetformuese e PDK-së dhe veprimi ynë i përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve. Urojmë që partitë e tjera ta shfrytëzojnë këtë momentum për t’i dhënë vendit zgjidhje, e jo të ngulmojnë në pozicione të ngurta që u shërbejnë vetëm kalkulimeve elektorale. Sido që të jetë përfundimi – ne jemi këtu!”, shkroi Gjoshi.