Lajme
Gjoshi, PDK: Asnjë kërkim falje për gjuhën e poshtër nga Vetëvendosje
Demokracia
16:46 | 15 Qershor 2022

Share:

Betim Gjoshi, anëtari i Kryesisë së PDK-së, ka reaguar pas heshtjes njëditore të partisë në pushtet, kur u thanë fjalë skandaloze nga ana e disa drejtuesve të Vetëvendosjes, pas miratimit të Ligjit ku veteranët e UÇK-së, nuk përfshiheshin në skemën e pagës minimale.

Gjoshi ka goditur hipokrizinë e Vetëvendosjes, duke theksuar se “duhet të jesh hipokrit që ta veshësh xhemperin e Presidentit Zelenski e Presidentit të Kosovës t’i thuash “shko në Hagë”.

Postimi i plotë i Gjoshit në rrjetin social:

Duhet të jesh hipokrit që ta veshësh xhemperin e Presidentit Zelenski e Presidentit të Kosovës t’i thuash “shko në Hagë”. Nuk mund të flasësh për lavdinë e ushtarëve ukrainas e të bashkëpunosh me Listn Serbe që veteranët e UÇK-së t’i përjashtosh nga ligji për pagën minimale. Të gjithë kundërshtarët e UÇK-së, Albin Kurti po u jep pushtet dhe të drejtën për të folur jo vetëm në emrin e tyre personal.

Dëgjone se çka thotë kryetarja e grupit të deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari. Nëse ajo, Albin Kurti dhe Vetëvendosje do ta kishin të sinqertë mos-përfshirjen e veteranëve në Ligjin për Pagën Minimale për shkak të pamundësisë buxhetore, nuk do të flisnin kështu kundër veteranëve të UÇK-së. Prej dje, as Albin Kurti dhe as ndonjë nga Vetëvendosje nuk u ka kërkuar falje veteranëve të UÇK-së për këtë gjuhë të poshtër.

Të ngjashme