Lajme
Gjoshi-Kurtit: Mos e përmend luftën, ti je i pari që do të ikësh në Norvegji
Demokracia
17:09 | 17 Shtator 2022

Share:

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, pasi sërish përmendi mundësinë për luftë në Kosovë. 

Gjoshi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook ka thënë se, këto deklarata të Kurtit do të krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurt dhe afër një konflikti.

“Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka! Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Gjoshit pa ndërhyrje:

Këto deklarata të Albin Kurtit janë një luftë e tij kundër Kosovës dhe imazhit të saj.

Këto deklarata do ta krijojnë përshtypjen se Kosova është shtet i pasigurtë dhe afër një konflikti.

Kryeministër, mos fol për këtë temë në publik e në media ndërkombëtare. Ti duhet ta dish se me kënd bëhen këto biseda.

Kryeministër, ndale luftën kundër Kosovës e puno diçka!

Mos e përmend luftën se ty ta njohim “trimërinë”. Ti je i pari që do të ikësh në Norvegji.

Të ngjashme