Lajme
Gjoshi i PDK-së – Gërvallës: Mos po keni frikë se Martin Berishaj do të flasë?
Demokracia
17:01 | 16 Janar 2023

Share:

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj përgjigjeve të Gërvallës dhënë gazetarëve në konferencën për media bashkë me Tanja Fajon.

Ministrja e Jashtme e Kosovës ka thënë se nuk mund të shkarkohet ambasadori për shkak të siç i quajti ajo spekulime, ndërsa konfirmoi se pikërisht sot kishte biseduar në telefon me të.

Postimi i plotë:

Ministre, çka po të duken këto fakte? A po i sheh transaksionet nga Serbia?

A është në rregull për ty, Kurtin dhe Osmanin, që ambasadorit të Kosovës t’i vijnë në llogari qindra-mijëra euro nga Serbia?

Ministre, pse ju, Kurti dhe Osmani po e mbroni ambasadorin Berishaj?

Ministre, a po keni frikë se Martin Berishaj mund të flasë dhe të tregojë se ku shkuan ato para?

LEXONI EDHE:

Donika Gërvalla vazhdon ta mbrojë Martin Berishajn: Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale

Të ngjashme