Kosova do ta nis sonte vitin 2021 me një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, “Dardanët” janë nikoqirë të Lituanisë, shkruan Demokracia.com.
Në vijën e mbrojtës, trajneri Bernard Challandes ka startuar me Florent Hadërgjonajn, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresheviq dhe Fidan Aliti.
Ndërkaq, Amir Rrahmani i lënduar është larguar nga kampi i skuadrës në drejtim të skuadrës së tij, Napolit.
Edhe ish-futbollisti i njohur, Malsor Gjonbalaj e ka vlerësuar lart Rrahmanin, duke thënë se mungesa e tij do të ketë rol të madh.
“Mungesa e Amir Rrahmanit padyshim se do të jetë kruciale”, thotë Gjonbalaj në “RTK”, përcjell Demokracia.com.
“Ai është futbollisti ynë më i rëndësishëm dhe Amiri tashmë e kishte fituar lidershipin te Kosova”, theksoi ai. /Demokracia.com