Sport
Gjonbalaj komenton fitoren e madhe të Kosovës: Kjo e stabilizon skuadrën, të angazhohemi tani për Suedinë dhe Spanjën
Demokracia
22:37 | 24 Mars 2021

Share:

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2021.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” ishin nikoqirë të Lituanisë në një ndeshje miqësore, raporton Demokracia.com.

Ndeshjen në fjalë e fituan djelmoshat e Bernard Challandesit me rezultat të thellë, 4:0.

Ish-futbollisti kosovar, Malsor Gjonbalaj tha se kjo fitore e Kosovës ishte e merituar.

“Një ndeshje e tillë dhe një fitore e tillë kishte një karakter psikologjik dhe ne duhet të angazhohemi ndaj Suedisë dhe Spanjës”, ka thënë Gjonbalaj në “RTK”, përcjell Demokracia.com.

“Një fitore si kjo e stabilizon skuadrën. E merituam fitoren”, tregoi ai.

“Në repartin ofanziv jemi një skuadër ideale”, shtoi Gjonbalaj. /Demokracia.com

Të ngjashme