Tenisti serb, Novak Gjokoviq tha se më mirë do të humbiste trofetë e tenisit në të ardhmen sesa të detyrohej të merrte vaksinën kundër koronavirusit.
Në një intervistë dhënë për BBC, Gjokoviq tha se nuk duhet të lidhet me lëvizjen kundër vaksinimit dhe se mbështet të drejtën e individit për të zgjedhur, përcjell Demokracia.com.
I pyetur nëse do të sakrifikonte pjesëmarrjen në Grand Slam si Ëimbledon dhe Ronal Garros, Novak tha:
“Po, ky është çmimi që jam i gatshëm të paguaj! Nuk kam qenë kurrë kundër vaksinimeve, i kam marrë në fëmijëri, por gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj. Parimet e marrjes së vendimeve për trupin tim janë më të rëndësishme se çdo titull apo çdo gjë tjetër. Mundohem të jem në harmoni me trupin tim sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Gjokoviç, por gjithashtu shtoi:
“Mendja ime është e hapur kur bëhet fjalë për mundësinë e vaksinimit në të ardhmen, sepse të gjithë po përpiqemi të gjejmë zgjidhjen më të mirë kur bëhet fjalë për luftën kundër Covidit. E përsëris, nuk kam qenë kurrë kundër vaksinimit dhe shpresoj që të gjithë të shohim fundin e këtij virusi shumë shpejt”, shtoi tenisti i lindur në Zveçan të Kosovës.
Për shkak të mosvaksinimit ndaj COVID-19, ai u dëbua nga Australia dhe nuk mori pjesë në turneun Australian Open këtë vit. /Demokracia.com/