Sport
Gjokoviq mbetet “me gishta në gojë”, Australia e rikthen tenistin në shtëpi duke ia refuzuar vizën
Demokracia
22:40 | 05 Janar 2022

Share:

Tenisti serb, Novak Gjokoviq nuk do të mund të mbrojë titullin në Australian Open, pasi autoritetet e Australisë refuzuan t’i jepnin vizë për të hyrë në Melburn si person i pavaksinuar.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, tenistit serb të lindur në Zveqan të Kosovës iu refuzua viza dhe iu tha se duhet të largohej nga Australia deri në fund të ditës, përcjell Demokracia.com.

Avokatët e Novak janë gjithashtu të përfshirë në këtë çështje dhe po përgatisin një apel para gjykatës së Victoria.

Gjokoviq u ndalua në aeroportin e Melburnit me të zbritur në tokën australiane, pasi autoritetet atje i refuzuan vizën e tij, e cila i ishte dhënë më parë nga këshilli mjekësor.

Kësisoj, Novak Gjokoviq do të rikthehet në shtëpinë e tij dhe nuk do mund të marrë pjesë në Australian Open. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 20 Qershor 2024
Sport • 20 Qershor 2024