Lajme
Gjobitet personi që largoi pengesat për qarkullimin e qytetarëve në rrugën “Muharrem Fejza”
Demokracia
15:09 | 27 Shkurt 2023

Share:

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë thotë se teksa po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biciklistëve, kanë hasur edhe në individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.

“Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Por, Drejtoria e Inspekcionit ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person dhe ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë.

“Gjithashtu janë rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Të ngjashme