Lajme
Gjobitet personi që dëmtoi shtyllën antiparking në Prishtinë
Demokracia
14:37 | 18 Dhjetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin e autobusit i cili është parë duke e larguar një shtyllë antiparking në Lakrishtë të Prishtinës.

Një video e kishte publikuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama në të cilën është parë shoferi duke e dëmtuar infrastrukturën rrugore.

Policia e Kosovës më pas ka njoftuar se ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është iniciuar rast për veprën “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Shoqërohet në stacion policor i dyshuari për asgjësim apo dëmtim i pasurisë

Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është raportuar rasti i cili ka ndodhur në lagjen Lakrishte në Prishtinë, ku një person ka dëmtuar shtyllat antiparking dhe më pas ka parkuar një autobus.

Menjëherë zyrtarët e stacionit policor jugu, kanë identifikiar dhe shoqëruar në stacion policor personin e dyshuar.

I dyshuari pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej inspektorëve të komunës si dhe në polici është inicuar rast për veprën, Asgjësim apo Dëmtim I Pasurisë.

Të ngjashme