Lajme
Gjobitet me 300 euro një kompani ndërtimi në Mitrovicë, nuk vendosi masat e sigurisë
Demokracia
15:31 | 04 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Komuna e Mitrovicës njoftoi të martën se inspektorët kanë gjobitur një kompani ndërtimi në shumën prej 300 euro.

Sipas njoftimit, gjoba është shqiptuar pas ankesave të adresuara nga qytetarët dhe pasi është konstatuar se kompania në fjalë në vend-punishte nuk kishte vendosur masat e sigurisë, të cilat janë obligative.

“Sipas Drejtorisë së Inspeksionit, kompania ndërtimore i kreu punimet ndërtimore në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’, pa i plotësuar standardet e parapara të ndërtimit (nuk ka siguruar pusetat e kanalizimeve) andaj ndaj palës janë marr masa ligjore ndëshkuese”, thuhet në njoftimin e komunës.

Me këtë rast, punë kryerësi është obliguar menjëherë të vendosë masat mbrojtëse në mënyrë që të evitohet rreziku për kalimtarët e rastit.

Të ngjashme