Lajme
Gjobitet me 1000 euro marketi që po shiste vajin 3.49 euro
Demokracia
18:32 | 10 Mars 2022

Share:

Një litër vaj në Kosovë të enjten është shitur me çmim 3.49 euro. Për shkak të kësaj një marekt ushqimor në Skenderaj është gjobitur, me 1 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komuna, Fadil Nura i cili tha se do të ketë gjoba për secilin që provon të përfitojë, siç tha ai në mënyrë të pandershme, përcjell Demokracia.com.

“Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve”, ka thënë Nura.

Postimi i plotë:

Gjobë për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme!

Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve.

Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit.

Zero tolerancë për abuzuesit!/Demokracia.com/

Të ngjashme