Lajme
Gjobiten dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë
Demokracia
18:51 | 19 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë, e të cilat janë gjobitur me maksimumin ligjor.

Rama ka shkruar në Facebook se duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit.

“Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare”, ka shkruar ai.

Të ngjashme
Lajme • 02 Qershor 2024