Policia po vazhdon që të shqiptojë gjoba për qytetarët të cilët nuk po respektojnë masat anti COVID-19.
Vetëm për një ditë 1 mijë e 561 qytetarë janë gjobitur përshkak që nuk respektuan masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndërkohë që përshkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, qeveria mori vendim për masa të reja.
Që në nga 30 gushti në vend janë masat e vendosura për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Masa të reja antiCOVID-19 u morën edhe të dielën nga Qeveria e Kosovës përshkak të rritjes së numrit të rasteve të vdekjes dhe rasteve pozitive me koronavirus.