Policia e Kosovës ka gjobitur një person pasi që ishte duke vozitur nën ndikimin e alkoolit në Ferizaj.
Në njoftimin e Policisë thuhet se shoferit iu është shqiptuar gjobë 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, dje rreth orës 04:20 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, saktësisht në fshatin Saraishtë ka ndaluar shoferin i cili ishte duke drejtuar veturën e udhëtarëve nën ndikimin e alkoolit me 0.94 promila.
Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet E.K (M/K) i moshës 37 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe gashtë (6 ) muaj masë mbrojtëse ,heqje e patentë shoferit.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos drejtojnë automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.
Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.