Lajme
‘Gjoba, gjobë’, për të tretën herë ndëshkohet LDK-ja në Prishtinë
Demokracia
12:25 | 25 Janar 2021

Share:

Inspektorati i Komunës së Prishtinës po vazhdon të ndëshkojë partitë që shkelin Ligjin anti-Covid-19.

Me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në Republikën e Kosovës, ndalohet grumbullimi i më shumë se pesë personave.

Për shkak të shkeljes së këtij ligji, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është ndëshkuar nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Inspektorati komunal, për të tretën here, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur vet drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku edhe shihet shuma prej dy mijë euro që është gjobitur ky subjekt politik.

“Askush mbi ligjin! Gjoba. Gjobë.”, ka shkruar Tahiri në mbishkrimin e fotografisë./ Demokracia.com

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10224485367624340

 

 

 

Të ngjashme