Amir Rrahmani mbetet larg futbollisti me vlerën më të lart në treg te Kombëtarja e Kosovës në futboll, raporton Demokracia.com.
Vlera e futbollistit që aktivizohet te skuadra italiane, Napoli është 25 milionë euro, sipas sajtit “Transfermarkt.com”.
Rrahmani dhe Kosova sonte përballë kanë Kombëtaren e Irlandës së Veriut në duelin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Bazuar në një statistikë, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani sonte sfidohen nga një kombëtare që në tërësi si ekip ka vlerë vetëm dy milionë më shumë sesa ai.
Reprezentacioni i irlandezoveriorëve vlen 27.47 milionë euro, sipas “transfermarkt.com”. Kësisoj, rivalët e Kosovës sonte vlejnë vetëm pak më shumë se dy milionë euro sesa kapiteni Rrahmani, shkruan Demokracia.com.
Kosova me vlerë dukshëm më të madhe të ekipit sesa Irlanda e Veriut
Në total, Kosova vlen 73 milionë euro, diku rreth 45 milionë euro më shumë se kombëtarja britanike.
Ndeshja e vlefshme për Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve nis nga ora 20:45.
Kosova dhe Irlanda e Veriut janë në të njëtin grup së bashku me Greqinë dhe Qipron./Demokracia.com/