Spotify është bërë sponsori i ri i Barcelonës, shkruan Demokracia.com.
Lajmin e ka zyrtarizuar Barcelona përmes faqes zyrtare.
“Spotify, shërbimi më i popullarizuar i abonimit të transmetimit audio në botë, është partneri i ri kryesor dhe partneri zyrtar i transmetimit audio të Barcelonës”.
“Marka e Spotify do të shfaqet në fanellat e ekipeve të meshkujve dhe femrave duke filluar nga sezoni 2022/ 2023 dhe për katër sezonet e ardhsme. Spotify do të sponorizojë gjithashtu fanellat stërvitore duke filluar nga sezoni 22/23 për tre sezonet e ardhshme”.
“Si pjesë e bashkëpunimit, për herë të parë në historinë e klubit, stadiumi do të quhet Spotify Camp Nou”, thuhet në njoftimin e klubit. /Demokracia.com/