ShowBiz
Gjithçka që ka ndodhur mbrëmë në ndarjen e çmimeve Grammy
Demokracia
12:29 | 15 Mars 2021

Share:

Beyoncé ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards me fitoren e saj të 28-të. Ajo tani është gruaja më e vlerësuar në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj, për performancën më të mirë të R&B, transmeton Demokracia.com

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoninë e së dielës, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar albumin e vitit tre herë. Ylli u shpërblye për albumin e saj Folklore pasi fitoi më parë me Fearless në 2010 dhe opusin pop 1989 në 2016.

Dua Lipa fitoi në katergorinë Best Pop Vocal Album dhe dha një performancë mahnitëse e cila do të mbahet mend gjatë.

Vetëm tre artistë të tjerë kanë fituar ndonjëherë çmimin e albumit të vitit tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Grammy i 28-të i Beyoncé u prezantua për nder të Black Parade, një festë e fuqizimit dhe rezistencës së njerëzve me ngjyrë, të cilën ajo e lansoi ​​në qershor të vitit të kaluar.

“Si artiste, besoj se është detyra ime të pasqyroj kohën dhe ka qenë një kohë kaq e vështirë,” tha ajo ndërsa pranoi çmimin.

“Kështu që doja të lartësoja, inkurajoja, festoja të gjitha mbretëreshat e bukura të zeza dhe mbretërit që vazhdojnë të më frymëzojnë dhe të frymëzojnë botën”.

Ylli tani është barazuar me 28 Grammy të super-producentit Qunicy Jones. Vetëm dirigjenti klasik Sir Georg Solti ka më shumë, me 31.

Beyoncé ishte gjithashtu pjesë e një momenti tjetër historik, kur Megan Thee Stallion u bë artistja e parë femër që fitoi çmimin e këngës më të mirë rap.

Këngëtarja mori çmimin për hitin e saj të parë Savage (Remix).

Përpos çmimeve, pjesë e ceremonisë ishin edhe performancat live nga artistë të shumtë si Dua Lipa, Harry Styles, Billie Eilish dhe Haim.

Harry Styles performoi këngën ‘Watermelon Sugar’, këngë kjo e cila fitoi një Grammt si Best Pop Solo Performance.

Billie Eilish performoi ‘Everythink I Wanted’, me të cilën u ndërua me si Record of the Year dhe Best Song Written for Visual Media.

“Ka qenë një ëndërr të shkruaj këtë këngë”, tha Billie. “Unë nuk kam fjalë, unë nuk mund ta besoj që kjo është e vërtetë…”.

Ariana Grande dhe Lady Gaga ishin dueti i parë femëror që fitoi në kategorinë Best Pop Collaboration në ceremoninë, shumica e të cilës u mbajtë në LA Convetion Center./Demokracia.com

Të ngjashme