Sport
Gjithçka që duhet të dini për finalen Itali – Argjentinë
Demokracia
19:29 | 31 Maj 2022

Share:

Italia kampione e Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe Argjentina kampione nga Kupa e Amerikës do të përballen mes vete nesër mbrëma nga ora 20:45.

Ndeshja finale e quajtur “Finalissima” vjen pas marrëveshjes mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it. Këto dy shtëpi futbolli do të jenë organizatore të kësaj ndeshje.

Kjo ndeshje finale do të zhvillohet më 1 qershor, në stadiumin “Wembley” të Londrës nga ora 20:45.

Kjo do të jetë hera e tretë në histori që një Kombëtare kampione nga Evropa do të takohet me Kombëtaren kampione nga Amerika e Jugut.

Në vitin 1985, Franca kishte mposhtur Uruguain 2-0 në Paris, dhe tetë vjet më vonë Argjentina mposhti Danimarkën me penallti në Argjentinë.

Italia dhe Argjentina kanë filluar me përgatitjet për këtë ndeshje, e cila pritet që të jetë tejet interesante./Demokracia.com/

Të ngjashme