Lifestyle
Gjithçka që duhet të dini për diabetin e tipit 2
Demokracia
21:16 | 25 Tetor 2021

Share:

Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme, e sëmundjes së diabetit, për të cilën mund të keni dëgjuar. Hulumtimet e vazhdueshme në vitet e fundit kanë përmirësuar diagnozën, trajtimin dhe njohuritë rreth diabetit të tipit 2, duke lejuar parandalimin dhe menaxhimin, e kësaj sëmundje.

Ky tip, është një gjendje kronike dhe aktualisht nuk ka shërim, e thënë thjesht, diabeti është një gjendje që shfaqet kur trupi juaj ka një problem me menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Kjo është për shkak të paaftësisë së trupit për të prodhuar një hormon që rregullon sheqerin në gjak, ose qelizat e trupit janë rezistente dhe të paaftë për të përdorur insulinën që krijon në mënyrë efektive.

Tipi 2 i diabeti është në rritje, veçanërisht tek të rinjtë si dhe mund të kalojë pa u vënë re për vite me radhë, shkruan Healthline përcjellë Demokracia.

Shkaqet e simptomave të tilla si lodhja, uria e shtuar dhe etja e shtuar ndonjëherë janë të vështira për t’u identifikuar dhe shpesh zhvillohen për një periudhë të gjatë kohore.

Tipi 2 i diabetit mund të çojë në komplikime serioze nëse nuk kontrollohet. Nëse lihet i padiagnostikuar dhe i patrajtuar për një kohë të gjatë, ky tip i diabetit mund të çojë në komplikime kërcënuese për jetën.

Diabeti është një nga sëmundjet më të zakonshme në mbarë botën, rreth 8.5 përqind e të rriturve në mbarë botën jetojnë me këtë gjendje./Demokracia.com/

Të ngjashme