Ndeshja e xhiros së shtatë në kategorinë e dytë të futbollit anglez në mes Stoke Cityt dhe Barnsleyt ka sjellë skena dhune.
Stafet teknike dhe futbollistët u përfshinë në një përleshje masive e cila nisi nga një top, shkruan Demokracia.com.
Ndihmëstrajneri i vendasve, Dean Holden donte ta kthente topin shpejt në lojë duke ia dhuruar me shpejtësi lojtarit të skuadrës së tij për ta nisur sa më shpejt rivënien anësore.
Kjo nuk i pëlqeu aspak stoli të mysafirëve të cilët menjëherë shkuan pranë tij për “të qëruar hesapet”.
Situatë u tensionua menjëherë e cila prodhoi një përleshje masive.
Përkundër kësaj, gjyqtari kryesor i kurseu ekipet duke dhuruar vetëm një karton të kuq.
Ndeshja mes Stoke Cityt dhe Barnsleyt u mbyll baras 1-1.
Më poshtë mund ta shihni momentin. /Demokracia.com
This match has it all #stobar #stoke #barnsley #fight pic.twitter.com/eZCnRbG3bs
— Marko Garden?? (@coolmeh0) September 15, 2021