Sport
Gjithçka gati: Ronaldo kryen testet mjekësore
Demokracia
11:19 | 30 Gusht 2021

Share:

Cristiano Ronaldo ka kryer sot testet mjekësore në Lisbonë. Tani më gjithçka është e kryer dhe vetëm po pritet udhëtimi i tij për në Angli.

Marrëveshja vlen deri në qershor të vitit 2024. Menaxhmenti i tij po kryen procedurat e vizës dhe shpejt pritet nisja për në Manchester.

Të gjithë po punojnë që CR7 të ketë shansin për debutim në ndeshjen e radhës që Manchester United e zhvillon ndaj Newcastle United. /Demokracia.com

Të ngjashme