Stadiumi i Napolit, “Diego Armando Maradona” së shpejti do të ketë edhe një statujë të legjendës së ndjerë të futbollit botëror, Maradonës.
Statuja e legjendës argjentinase të futbollit, Diego Armando Maradonës do të prezantohet më 28 nëntor, njoftojnë mediat italiane, shkruan Demokracia.com.
Statuja e krijuar do të dhurohet për qytetin e Napolit nga miku i Maradonës, Stefano Ceci.
“Unë ia premtova atë ditën që u emërua qytetar nderi i Napolit”, tha Ceci për Radio 24.
Ai konfirmoi se statuja do t’u prezantohet tifozëve përpara ndeshjes së Serisë A kundër Lazios më 28 nëntor.
Statuja do të qarkullojë me rrota gjatë gjithë rrugës së atletikës për t’u siguruar që të gjithë tifozët mund ta shohin atë.
Maradona sa ishte futbollist mbrojti ngjyrat e Napolit nga viti 1984 deri më 1991, duke bërë 257 paraqitje për klubin në të cilin shënoi 115 gola dhe dha 41 asistime. /Demokracia.com