Sport
Gjithçka gati për ndeshjen Kosova – Qipro, futbollistët dalin në fushë për ngrohje
Demokracia
20:08 | 27 Shtator 2022

Share:

Kanë mbetur pak më shumë se gjysmë ore deri në fillimin e ndeshjes ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Qipros.

Futbollistët e dy reprezentacioneve tanimë janë në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për të kryer ngrohjet e fundit, raporton Demokracia.com.

Kosova dhe Qipro ndodhen në grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve. “Dardanët” kanë gjashtë pikë në pozitën e dytë, ndërsa Qiproja ka një më pak në vendin e fundit, andaj kjo sfidë është përcaktuese për fatin e dy kombëtareve.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka vendosur për një formacion 4-3-3 me kapiteni Amir Rrahmani që do të startojë nga fillimi, pas një shqetësimi që pati. Ndërkohë, Milot Rashica është në stol dhe në vend të tij titullar është Arbër Zeneli.

Formacionet zyrtare: Giresse vendos për këtë 11-she ndaj Qipros, starton Rrahmani

KOSOVA (4-3-3): Ujkani, Hadergjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani, Muslija, Fazliji, Celina, Rashani, Zeneli, Muriqi./Demokracia.com/

Të ngjashme