Kryendeshja e javës së 12-të në elitën e futbollit italian pa asnjë dyshim zhvillohet sonte në “San Siro”.
Dy rivalët e përbetur lokal, Milani dhe Interi do të përballen në një nga derbit më të mëdhenj në botë, shkruan Demokracia.com.
Rëndësia e fitores në derbi dhe pikëve në tabelë ka bërë që dy trajnerët të startojnë me 11-shet më të mira që kanë në dispozicion.
Milani ka 31 pikë në pozitën e parë, krahas Interi që ka shtatë më pak në vendin e tretë.
Derbin e fundit të këtyre dy skuadrave e ka fituar Interi me rezultat bindës 0-3.
“Derby della Madonina” fillon nga ora 20:45 në stadiumin “San Siro”. /Demokracia.com.
FORMACIONET ZYRTARE:
MILAN: Tatarusanu, Calabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Toure, Kessie, Tonali, Kruniq, Diaz, Leao, Ibrahimoviq
INTER: Handanoviq, Skiriniar, De Vrij, Bastoni, Darmian, Barella, Brozoviq, Çalhanoglu, Perishiq, Dzeko, Lautaro. /Demokracia.com